Aktualitet

Shkoi në komunën e Leposaviq, ministri kosovar sulmohet nga serbët me vezë e bojë të kuqe

Shkruar nga Liberale
Shkoi në komunën e Leposaviq, ministri kosovar sulmohet nga

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit, ka qëndruar rreth gjysmë ore.

Por pas daljes nga isntitucioni, ai është përballur me një surprizë të pakëndshme. Serbët e ë grumbulluar kanë hedhur bojë të kuqe dhe vezë në drejtim të makinës së tij.

Sipas mediave serbe, Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël njerëzish janë mbledhur para Komunës dhe ka hyrë për të vizituar kryetarin e sapo emëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e Komunës.

Ndërkohë serbët për të 16-tën ditë po protestojnë para ndërtesës së Komunës në Leposaviq. Ata po kërkojnë largimin e kryetarit dhe të Njësisë Speciale nga ajo pjesë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH