Aktualitet

Shkoi bashkë me një vajzë në spital, policia identifikon autorin e plagosjes së 35 vjeçarit në Sarandë

Shkruar nga Liberale
Shkoi bashkë me një vajzë në spital, policia identifikon

Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja në Sarandë, ku 35 vjeçari Besmir Uka mbërriti i plagosur në spital.

Mësohet se, autori i ngjarjes është 37 vjeçari Ermir Shabanaj. Uka ka shkuar në spital në mesnatë i goditur me thikë në bark, teksa e ka drejtuar vetë makinën, i shoqëruar nga një vajzë.

“Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH