Aktualitet

Shkodra po "përmbytet" nga plehrat, ja reagimi i nënkryetarit të bashkisë

Shkruar nga Liberale
Shkodra po "përmbytet" nga plehrat, ja reagimi i

Bashkia e Shkodrës ka reaguar pas lajmit ankesave të qytetarëve se qyteti është mbushur me plehra dhe askush nuk po i pastron.

Përmes një reagimi nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës Ardit Qylybyli thekson se çështja e pastrimit është e vendosur në rrugën e zgjidhjes.

Reagimi i Qylybylit:

"Të nderuar banorë të bashkisë Shkodër, bashkia duke e ndjekur me shumë shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e krijuar në këto 48 orë me shërbimin e pastrimit, ju informojmë se tashmë çështja e pastrimit është vendosur në rrugën e zgjidhjes. Aktualisht në terren ndodhen 5 mjete që po bëjnë largimin e mbetjeve në të gjitha lagjet e bashkisë Shkodër. Është një zgjidhje alternative deri në lidhjen e kontratës së re të pastrimit, pasi firma që deri me sot e ka ofruar këtë shërbim e ka ndërprere atë. Bashkia Shkodër do të synojë që me kontratën e re, procedurat e të cilës kanë nisur tashmë, të rrisë cilësinë e ofrimit të shërbimit dhe të shmang përsëritjen e të tilla situatave aspak të pëlqyeshme dhe aq më shumë në një moment kur ndodhemi në pikun e sezonit turistik. Për ne qyteti dhe qytetarët janë primar në ofrimin e shërbimeve, prandaj kërkojmë mirëkuptimin dhe ndihmesën që në këto orë të mos krijojmë situata të papëlqyeshme me djegie të mbetjeve, siç ka ndodhur në disa zona. Edhe për ne kjo gjendje me të cilën po përballemi nuk ishte aspak e pëlqyeshme, por erdhi nga rrethana që nuk varen prej bashkisë, por janë seri e një kalvari përballjesh edhe në dyert e drejtësisë prej vitit 2019. Por gjykojmë që nuk është momenti ti hyjmë të tilla diskutimeve në këto momente, pasi për ne prioritar mbetet shërbimi dhe zgjidhja e këtij ngërçi sa më parë".

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH