Dossier

Shkodra/ Ëndrra e malazezve për ta pushtuar

Shkodra
               Publikuar në : 15:34 - 09/07/19 KN

Në vitin 1913, perandorisë Osmane në Ballkan po i vinte fundi, dhe forcat armike të saj po mësynin mbi territoret shqiptare, të cilët ata i quanin tokë turke.

Knjaz Nikolla, mbret i Malit të Zi, ishte i fiksuar me pushtimin dhe aneksimin e qytetit antik të Shkodrës. Pasi kishte pushtuar qytete shqiptare të Ulqinit, Tivarit, Pllavën dhe Gucinë, kishte kthyer sytë nga çmimi i madh që ishte Shkodra.

Shkodra

Për gjashtë muaj rresht qyteti u mbajt i rrethuar nga ushtria e mbretërisë së vogël të Malit të Zi dhe më pas u pushtua.

Por malazezët nuk e gëzuan gjatë pushtetin mbi qytetin e madh shqiptar, të cilin e nderonin ta bënin pjese të mbretërisë se tyre. Perandoria Austro-Hungareze e kërcënoi me shpallje lufte Malin e Zi dhe nëse ushtria nuk tërhiqej nga qyteti brenda pak orëve. Malazezet ikën dhe rans dakord me fuqitë e mëdha për ta dorëzuar qytetin tek ata. Në Shkodër ndodheshin ushtritë e disa vendeve dhe një grup admiralesh të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin këto fuqi e morën në dorëzim qytetin e Shkodrës me 14 maj të vitit 1913. Fuqitë e Mëdha u tërhoqën nga qyteti dhe e lanë atë nën kujdesin e një komisioni prej 12 vetësh, të njohur si Komisioni i Shkodrës.

Shkodra

Një nga komisionarët që administronin qytetin ishte edhe August Ritter von Karl, nën kujdesin e të cilit hapën komisioni e letrave shqip dhe drejtoritë e përgjithshme të financave, arsimit dhe drejtësisë në hapësirën territoriale gjer në vijën grykëderdhja e Vjosës-Skrapar-Prespë. Në mars të 1916 qytetit i bëri vizitë zyrtare Arkiduka Karl Salvator i Habsburgve. Qyteti ndërkohë ishte nën pushtimin e austriakeve, ndërsa Lufta e Parë Botërore kishte nisur./Gazeta Liberale

(Visited 72 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *