Aktualitet

Shkodër/ Gjendet një pako e dyshimtë, nuk dihet çfarë materiali ndodhet brenda

Shkruar nga Liberale
Shkodër/ Gjendet një pako e dyshimtë, nuk dihet çfarë

Një pako e dyshimtë është gjetur në lagjen “Vojo Kushi”, të Shkodrës.

Ndërkohë është vënë menjëherë në alarm policia e Shkodrës dhe sipas informacioneve të policisë nuk dihet ende çfarë materiali mund të ketë brenda.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.

Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH