Aktualitet

Shkodër/ Akuzohet për transport të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 58-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Shkodër/ Akuzohet për transport të paligjshëm të

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 58-vjeçar, i cili akuzohet për transport të paligjshëm të emigrantëve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoti 2”, për goditjen e veprimtarisë së dhënies ndihmë, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në DVP Shkodër.

Transportonte 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 58-vjeçari.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimin të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoti 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-T. B., 58 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar në aksin rrugor “Bajzë – Hot”, me një automjet tip “Ford”, me të cilin transportonte 2 emigrantë pakistanezë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga ana e tyre, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH