Showbiz

Shkëputja me Spotify, zbuluesi i talenteve të Hollivudit: Meghan Markle është pa talent

Shkruar nga Liberale

Pikon “helmi” për Dukeshën e Sussex-it, Meghan Markle. Jeremy Zimmer, një gjuetar i famshëm talentesh në Hollywood, 24 orë pas ndërprerjes së kontratës me “Spotify”, pohoi pa hezitim se gruaja e Harrit është e paaftë.

Jeremy Zimmer iu kërkua të komentonte përfundimin e kontratës prej 20 milionë eurosh të Spotify me "rebelët e pallatit britanik", duke theksuar se që nga podkasti i parë që ata bënë, rezultati nuk ishin ai që pritej.

“Meghan Markle, gruaja e Dukës së Sussex-it, Harry-t, është e paaftë, prandaj e prenë nga Spotify”, nuk hezitoi të thoshte agjenti i njohur në Hollywood javën e kaluar gjatë Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë.

Zimmer ishte i shpejtë për të argumentuar se ai nuk ishte i befasuar nga vendimi i Spotify për të shpallur fundin e partneritetit të saj me djalin e dytë të mbretit të Britanisë Charles dhe gruas së tij Meghan.

“Siç doli, Meghan Markle nuk ishte shumë e talentuar për zëra. Ajo nuk ka domosdoshmërisht asnjë lloj talenti”, theksoi ai dhe shtoi: “Të jesh i famshëm nuk do të thotë se je i zoti për diçka”.

Në të njëjtën kohë, u zbulua nga Spotify se menaxhmenti ishte zhgënjyer nga materiali "i dobët" i çiftit, ndërsa u raportua se Duka i Sussex kishte sugjeruar disa ide të çuditshme, duke përfshirë bisedën me liderin rus Vladimir Putin dhe ish-presidentin e SHBA, Donald Trump, për traumat e tyre të fëmijërisë.

Mirëpo, për “divorcin” me Spotify, çifti Sussex ka lëshuar një deklaratë, sipas së cilës bëhet fjalë për “pëlqim reciprok”.

Ndjenja negative e tregut për Meghan dhe Harry

Në përgjithësi, humori në treg është negativ për Harry-n dhe bashkëshorten e tij Meghan Markle, ndërsa zërat janë përhapur se edhe Netflix po mendon të ndjekë hapat e Spotify dhe të mos rinovojë kontratën e tyre që skadon pas dy vitesh.

Që kur hoqën dorë nga titujt e tyre mbretërorë, Harry dhe Meghan janë përpjekur të bëjnë marrëveshje me media të ndryshme, si me Netflix, për një seri dokumentarësh që zbuloi marrëdhënien e çiftit me familjen mbretërore të Britanisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH