Aktualitet

Shkëputet teleferiku në Itali, 13 të vdekur nga aksidenti i rëndë

Shkruar nga Liberale
Shkëputet teleferiku në Itali, 13 të vdekur nga aksidenti i

Mesditën e sotme në Itali ka ndodhur një aksidenti i rëndë ku një kabinë teleferiku është shkëputur dhe ka rënë nga rreth 1500 metra lartësi duke shkaktuar 13 të vdekur.

Ngjarja e rëndë është shënuar në provincën e Verbania-Cusio-Ossola të Italisë. Një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone me 15 persona brenda u shkëput në pikën më të lartë të saj në 1 491 metra dhe ra.

Mediat italiane raportojnë se deri tani janë konfirmuar 13 persona të vdekur ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë ndodhen edhe 2 fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç. Një helikopter mbërriti menjëherë në zonë dhe dërgoi dy fëmijët e plagosur në spitalin e Torinos.

Sipas mediave italiane, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të këputjes së një kavoje. Incidenti ndodhi rreth orës 12:30 minuta të mesditës së sotme rreth 100 metra larg shtyllës së fundit të stacionit të mbërritjes. Teleferiku në zonën e Mottaron ishte hapur më 24 prill e cila për më shumë se një vit ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH