Life Style

Shkencëtarja 15-vjeçare përzgjidhet për kopertinën e “Time”

               Publikuar në : 10:30 - 05/12/20 liberale

Të dalësh në kopertinën e revistës “Time” është një nga ambiciet e çdo personi të pushtetshëm ose thjesht të suksesshëm në botë. Tradita e kopertinave të tilla vijon pareshtur nga viti 1927, ku fillimisht ishte ekskluzivë e ”meshkujve të vitit”, më pas të ”personave të vitit” pa dallim gjinor, dhe tashmë edhe të “Riut të vitit”.

Pikërisht këtë kategori e ka fituar për herë të parë tëre e ka fituar Gitanjali Rao, një vajzë 15 vjeçare me origjinë indiane, por që jeton në Denver të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vajza sipas stafit të ”Time” ka merituar kopertinën sepse është një studiuese shkencore e mirëfilltë, dhe ka shpikur një seri aplikacionesh si atë për identifikimin e nivelit të ndotjes në ujin e pijshëm dhe një tjetër për të ndihmuar kundër bullizmit online.

Gara nuk ishte e lehtë për Gitanjalin. Ajo konkurronte midis 5000 të rinjve të tjerë, të gjykuar nga një panel të kryesuar nga moderatori i njohur Trevor Noah.

“Nuk jam shkencëtari tipik”, pohon vajza në një intervistë me Angelina Jolie, “zakonisht ato përfytyrohen si meshkuj të bardhë të njëfarë moshe, unë jam ndryshe. Objektivi im nuk është vetëm të shpikë diçka të dobishme për njerëzimin, por edhe të jem shembull për të tjerët, në qoftë se ia arrita unë, mund t’ia arrijnë edhe të tjerët”, u shpreh studiuesja e re.

Vitin e kaluar, një tjetër adoleshente fitoi kopertinën si “Personi i vitit”, aktivistja suedeze 16-vjeçare Greta Thunberg.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back