Globi

Shkencëtari që parashikoi tërmetin në Turqi, paralajmëron tërmetin e radhës më 8 shkurt

Shkruar nga Liberale
Shkencëtari që parashikoi tërmetin në Turqi,
Shkencëtari holandez Frank Hoogerbeets është njeriu më i përfolur i momentit, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, duke lënë mijëra persona të vdekur dhe dëme të panumërta materiale. Ai po etiketohet si shkencëtari që parashikoi tërmetin, pasi më herët kishte lajmëruar se në datën 6 shkurt do të kishte lëvizje tektonike të fuqishme. Frank Hoogerbeets punon në Solar System Geometry Survey (SSGEOS), një institut kërkimi që ndihmon në monitorimin e gjeometrisë së trupave qiellorë në lidhje me aktivitetin sizmik. Së fundi, ai ka bërë një postim në Twitter, ku shkruan se një tërmet tjetër do të godasë më datë 8 shkurt. “Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6. Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe. Pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart M 5 deri në 6”, shkruan Ai në Twitter./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH