Aktualitet

Shkencëtarët: Si mund të përmirësohet stresi te adoleshentët në vetëm 30 minuta

Shkruar nga Liberale
Shkencëtarët: Si mund të përmirësohet stresi te

Shkencëtarët thonë se, stresi tek adoleshentët mund të reduktohet me një seancë trajnimi 30 minutëshe në internet, që synon të inkurajojë një mentalitet të rritjes dhe ta shohë pozitivisht reagimin e trupit ndaj stresit.

Një studim që përfshin më shumë se 4,000 nxënës të shkollave të mesme dhe studentë sugjeron se, ndërhyrja mund të jetë një trajtim me kosto të ulët dhe efektiv për stresin e adoleshentëve.

Qasja përqendrohet në shikimin e stresit si një mundësi për rritje dhe interpretimin e përgjigjeve fiziologjike, si p.sh., kur të rreh zemra fortë si potencial për rritje të performancës.

"Ne po përpiqemi t'i bëjmë adoleshentët të kuptojnë se kur jeni duke bërë diçka të vështirë dhe trupi juaj fillon të ndihet i stresuar, kjo mund të jetë një gjë e mirë”, thotë Dr. Dr. David Yeager, një psikolog në Universitetin e Teksasit në Austin.

Problemet e shëndetit mendor janë në rritje te adoleshentët në Britaninë e Madhe. /K.A-Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH