Aktualitet

Shkëlzen Buci: Nëse e kam vrarë motrën të më ekzekutojnë

               Publikuar në : 12:28 - 10/09/20 liberale

I dyshuari kryesor si ekzekutor i vrasjes së Eglantina Bucit, vëllai i saj Shkëlzen Buci ka mohuar kategorisht se ka dorë në vrasjen e motrës së tij.

“Unë motrën time, Eglantinën, se kam prekur kurrë me dorë në jetën time. Eglantina zgjodhi rrugën e vet, dhe askush se ka penguar. E luta që të vinte në shtëpi, s’pranoi me ardh. Më tha; kam jetën time. E dhe i thash; ta jetosh si të duash. Po cili baba në botë të më japë urdhër mua që të vras motrën time dhe ta çoj me shokun tim?! Ky është super krim. Ai person që ka kryer këtë gjë, s’meriton burgim. Nëse unë dhe familja ime ka dorë sa fija e flokut. S’do pranojë dënimin, por ekzekutim për këtë çështje, regjistrojë këtë bisedë. Drejtësia do të dalë. Unë kam bsërë një krim në 2017, për atë krim po bëj dënimin. Ishin hallet e mia personale që kam bërë. Nesër kam bërë një krim, s’jam vrasës i motrës time. Asnjë minutë nuk jetoj nëse e kam bërë, se mbaj dot në ndërgjegje.” , u shpreh ai. /Gazeta Liberale

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back