Aktualitet

Shkelën ligjin në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ çon për ndjekje penale 67 numërues

Shkruar nga Liberale
Shkelën ligjin në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ çon për

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat deklaroi se KQZ do të çojë për ndjekje penale në prokurori 67 anëtarë të grupeve të numërimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se ne dy qendra votimi jane identifikuar 20 raste te votimeve te shumefishta.

“Në total janë 67 anëtarë të grupeve të numërimit, emrat e të cilëve do të referohen në organin e prokurorisë. Të gjitha shkeljet që i kemi vlerësuar si shkelje penale, kanë të bëjnë me diferenca në fletët e votimit, apo në rezultatin e votimit për kandidatin, jo për partinë. Ne s’kemi në kushte as për të hetuar dhe verifikuar për këta anëtarë, që janë apo jo përgjegjës për këtë parregullsi. Do i takojë organit të prokurorisë për të parë që nesër janë të 4 anëtarët e grupit përgjegjës, apo vetëm njëri prej tyre. të 4 janë përgjegjës para ligjit. Janë 20 raste kur kemi parë votim të shumëfishtë. janë në 2 qendra votimi këto raste.”, tha Celibashi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH