Globi

Shkatërrohet burgu në Nigeri, arratisen të burgosurit

Shkruar nga Liberale
Shkatërrohet burgu në Nigeri, arratisen të burgosurit

Më shumë se 1,800 të burgosur janë arratisur në Nigerinë juglindore kur njerëz të armatosur rëndë sulmuan burgun e tyre duke përdorur eksplozivë dhe granata. Policia nigeriane ka deklaruar se një grup separatist, Populli Indigjen i Biafra (IPOB), ishte pas sulmit në qytetin Owerri.

Ky grup i vendosur në juglindje të vendit ka ndërmarrë kryengritje për dekada më radhë duke përfshirë këtu edhe rrëmbime studentesh në shkolla në veriperëndim të Gjirit të Guinesë.

Presidenti Muhammadu Buhari e quajti sulmin një akt terrorizmi të kryer nga anarkistët. Ai u bëri thirrje forcave të sigurisë për të kapur sulmuesit dhe të burgosurit e arratisur.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH