Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, mes 15 te arrestuarve edhe Fisnik Smalaj

Shkruar nga Liberale
Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, mes 15 te arrestuarve edhe

Një mega operacion në Itali ka shkatërruar një bandë kriminale ku janë arrestuar 15 shqiptarë.

Mes shqiptarëve të arrestuar në pranga ka rënë edhe i shumëkërkuari Fisnik Smalaj.

Smalaj është një personazh i njohur në botën e krimit për bashkëpunimin me klanet mafioze kalabreze të “Ndraghetës”.

Mësohet se lokali i Smalajt në Frankfurt ishte kthyer në një bazë takimi për Ndraghetën. Në lokali po planifikohej blerja e 50 kg kokainë që kishte ardhur nga Amerika e Jugut për në Gjermani dhe do të trafikohej në Itali.

Nga operacioni “Gentleman”, autoritetet identifikuan 34 persona të përfshirë në trafikimin e drogës, mes të cilëve shumica ishin shqiptarë.

Gazmend Alliu, 37 vjeç;

Ledio Hajdini, 24 vjeç;

Dilaver Hajdini, 33 vjeç;

Zigur Hametaj, 27 vjeç;

Zamir Oruçi, 36 vjec;

Klodja Paza 36 vjeç;

Fisnik Smajlaj, 41 vjeç;

Ilir Ulqinaku 39 vjeç;

Arben Zela, 32 vjeç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH