Aktualitet

Shkatërrohet banda në Itali, arrestohen shqiptarë dhe italianë

Shkruar nga Liberale
Shkatërrohet banda në Itali, arrestohen shqiptarë dhe

Policia ka arritur të shkatërrojë një rrjet të prostitucionit në Piacenza duke vënë në pranga shtetas shqiptarë dhe italianë për veprimtari kriminale, si prostitucioni, shitja e kokainës, si dhe ndihmë të emigracionit të jashtëligjshëm.

Katër prej të arrestuarve përfunduan në burg, një në arrest shtëpie dhe pesë janë detyruar që të paraqiten në policinë gjyqësore, shkruajnë mediat italiane.

Ndër të arrestuarit janë dy shqiptarë, të dyshuar si krerë të bandës, të dy banues në Piacenza, si dhe të dy me precedentë të shumëfishtë kriminalë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH