Aktualitet

Shkarkohet Voltana Ademi nga drejtimi i Shoqatës së Bashkive

Shkruar nga Liberale
Shkarkohet Voltana Ademi nga drejtimi i Shoqatës së Bashkive

Ka përfunduar mbledhja e Shoqatës së Bashkive, në të cilën është vendosur zgjedhja e Pjerin Ndreut në krye të saj, duke shkarkuar kësisoj nga detyra Voltana Ademin.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes Pjerin Ndreu u shpreh: “Kjo është Asamble e Jashtëzakonshme e mbledhur sipas statutit nga 1/5 e anëtarëve. Në Asamble marrin pjesë kryetarët e bashkive, të 15 bashkive dhe kryetarët e këshillave bashkiakë. Nga 30 morën pjesë 23. Zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës e cila kishte dy vite që nuk mblidhej, asnjë nga anëtarët nuk vihej në dijeni. Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë. Pas propozimeve dhe votimeve u zgjodh kryesia e shoqatës e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar. Ne nuk merremi me fantazira, në shoqata aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët, nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit, nuk kanë të bëjnë emrat“.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH