Aktualitet

Shkarkohet trajneri i Malit të Zi/ Shkaku ka të bëjë me Kosovën

               Publikuar në : 15:42 - 08/06/19 Liberale

Ljubisa Tumbakovic është shkarkuar nga posti që mbante si trajner i Malit të Zi.

Federata Malazeze e Futbollit mori këtë vendim pasi ai refuzoi të drejtojë skuadrën përfaqësuese në sfidën ndaj Kosovës për kualifikueset e Euro 2020.

Mediat në Kosovë trnasmetuan se Tumbakovic dhe asistenti i tij Sasa Jankovic si dhe dy lojtarë u tërhoqën pak orë përpara fillimit të sfidës mes Kosovës dhe Malit të Zi për shkak të presionit të madh politik të ushtruar nga Beogradi.

Skuadrën e Malit të Zi gjatë ndeshjes me Kosovën e drejtoi Miodrag Dzudovic, ndërkohë që sfida përfundoi me barazimin 1-1./ Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *