Aktualitet

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i “El Clasico”, Klinton Spahiu

Shkruar nga Liberale
Shkarkohet nga detyra gjyqtari i “El Clasico”, Klinton Spahiu

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi këtë të mërkurë nga detyra magjistratit Kliton Spahiu. Ishte Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i cili parashtroi në KLGJ kërkesën për shkarkimin e magjistratit Klinton Spahiu nga detyra. Në një njoftim për mediat, ILD përcolli dhe notën informuese për rastin.

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Klinton Spahiu, u bë i njohur për rastin El Clasico, së bashku me 2 gjyqtarë të tjerë, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Të akuzuar se panë ndeshjen mes Realit dhe Barcelonës me paratë e një biznesmen ata u dënuan me shërbim prove. Në Shtator të 2020-s, Apeli i shpalli fajtorë gjyqtarët për korrupsion, por vendosi që t’i dënojë me 4 vite shërbim prove.

"Veprimet e magjistratit Klinton Spahiu kanë cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë nga veprimet e parregullta të personave të jashtëm por edhe nga veprimet e vetë atyre si funksionarë të drejtësisë.

Këto veprime kanë cenuar besimin e palëve ndërgjyqëse dhe të publikut në organet e drejtësisë dhe respektimin e ligjit nga ana tyre, si dhe kanë diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e magjistratit.

Ushtrimi i pa rregullt i detyrës nga ana e magjistratit Klinton Spahiu ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, si dhe ka cenuar besimin e publikut te drejtësia.

Kur shkelja disiplinore identifikohet me kryerjen e një krimi, për të cilin magjistrati është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, passjell shkarkimin nga detyra të magjistratit, si një masë me natyrë përjashtuese nga sistemi gjyqësor, me karakter të përhershëm, e cila nuk shuhet.

Për pasojë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon nga KLGJ administrimin e provave të paraqitura prej tij në këtë procedim disiplinor, pranimin e kërkesës së ILD për fillimin e procedimit disiplinor dhe caktimin ndaj magjistratit Klinton Spahiu të masës disiplinore “shkarkim nga detyra”", thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH