Shkarkohet nga detyra Drejtori i Kompanisë Shtetërore të prodhimit të naftës Albpetrol, Dritan Spahiu dhe në vend të tij emërohet drejtorja e re Eriola Muka.
Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Spahiut i cili drejtonte Albpetrolin që prej muajit mars të këtij viti, post që më herët mbahej nga Kastriot Bejtaj.