Shkarkohet nga detyra me propozim të ministrit të Bujqësisë, drejtori i AKU, Agron Hetoja. Në vend të tij është emëruar Robert Lili. Vendimi për shkarkimin është marrë ditën e sotme.
Mësohet se ky vendim lidhet me me procesin e ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend.
“Falenderojmë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij insititucioni, z.Robert Lili. Shprehim besimin se ai do të çojë përpara procesin e transformimit të AKU-së dhe do të vijojë me vendosmëri punën për rritjen e sigurisë ushqimore në vend”, njofton Ministria e Bujqësisë.