Aktualitet

Shkarkimi nga Parlamenti, Meta: Heqje vëmendjeje nga krimet zgjedhore

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi nga Parlamenti, Meta: Heqje vëmendjeje nga krimet zgjedhore

Presidenti Ilir Meta e konsideron “heqje të vëmendjes nga krimet zgjedhore” shkarkimin e tij nga Parlamenti dy ditë më parë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i shtetit e konsideron “monist” Parlamentin që votoi shkarkimin e tij.

“Shfaqje e Parlamentit monist për të spostuar vëmendjen nga krimi zgjedhor. Po kalojmë nga epoka e para 25 Prillit e parlamentit monist po i rikthehemi pluralizmit parlamentar. Pres të bashkëpunoj me shumicën e re qeverisëse dhe me opozitën e re në respekt të Kushtetutës, të procesit të integrimit europian dhe të rivendosjes të sistemit të llogaridhënies”, tha Ilir Meta

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH