Aktualitet

Shkarkimi nga Bordi i BSH, Malaj: Rama sulltan, do e çoj në Strasburg

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi nga Bordi i BSH, Malaj: Rama sulltan, do e çoj në

Arben Malaj ka dalë sot para Komisionit të Ekonomisë , ku ka shprehur ankesat e veta në lidhje me kërkesën e qeverisë për pezullimin nga detyra me arsyetimin se ka thyer kodin e etikës si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Malaj në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si sulltan, ndërsa paralajmëroi se çështjen do e dërgojë në Strasburg.

"Propozimi për shkarkim vjen nga Kryeministri, dhe këtu ka një ngërç institucional. Këtu ka dy firma e Kryeministrit dhe e Këshillit të ministrave. Më shpjegoni procedurën. Kanë sjell njoftim që nuk do të vijnë asnjë përfaqësues i këshillit të ministrave. Çështjen do e çoj në Strasburg, dhe ata nuk vijnë ne një seancë publike. Këtu duhet të jetë patjetër përfaqësuesi i qeverisë. Jam anëtar i Këshillit Mbikqyrës së BSH. Të vij një përfaqësues ta mbrojë këtë propozim. Nuk dua të vijë Rama këtu, të vij dikush tjetër, sepse unë do e çoj në Strasburg.

Jeni në përplasje kompetencash dhe procedurash. Ju nuk keni shqyrtuar kërkesën e deputetëve. Shumë më kanë mbështetur jo për një karrige pasi do të marr shumë të tjera. Vrasja e fjalës së lirë ka krijuar kriza sociale të mëdha. Parandalimi i krizave nuk vjen nga heshtja. Duke u përballur me 28 deputetë dhe me sulltanin (Rama) i kam shërbyer me dashuri dhe integritet maksimal. Libri ekonomiksi i zhvillimit, është udha ime. Akuzohem se nuk kam qenë në media për gjendjen ekonomike. Nuk ka muaj që nuk kam dhënë deklarata për politikat fiskale. (Malaj sjellë në komision të gjitha daljet e tij në media të përmbledhura). Prezenca ime publike ka qenë maksimale, si për politikat monetare ashtu edhe për ato fiskale", ka thënë Malaj./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH