Aktualitet

Shkarkimi i Prelës, Salianji: Si duhej as dreqit. Po ju vjen dita!

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi i Prelës, Salianji: Si duhej as dreqit. Po ju vjen dita!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të prokurores Donika Prela, ish-drejtuese e Krimeve të Rënda.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Salianji thekson se Prelën e flakën si shumë të përdorur.

“Shpëtoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit!”, tha Salianji.

REAGIMI I SALIANJIT

Prelën e flakën si shumë të përdorur!

Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shperdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndeshkimi politikanë dhe kriminelë që i shërbejnë qeverisë!

Shpetoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH