Sport

Shkarkimi i Murinjos, Totenhemi “piketon” trajnerin e ri

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi i Murinjos, Totenhemi “piketon” trajnerin e ri

Jurgen Klinsman, ish-sulmuesi i kombëtares gjermane në vitet ’90 mund të marrë drejtimin e Totenhemit në Angli.

Këtë e bëjnë të ditur mediat angleze duke thënë se ai shihet si një kandidat i mundshëm për të zënë vendin e lënë bosh nga ish-trajneri portugez, Hose Murinjo. Klinsman ka drejtuar më parë Gjermaninë, Bajernin para se të shkonte në Amerikë ku drejtoi kombëtaren e Amerikës dhe më pas Hertën e Berlinit në sezonin 2019-2020.

Në Bundesligë ai nuk pati një ecuri të mirë duke u larguar pas vetëm më pak se një sezoni. Momentalisht pa punë, Klinsman mund të nisë një aventurë të re në ishull me Spërsat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH