Aktualitet

Shkarkimi i Metës/ Rama: Edhe mbret të bëhet, nuk do kënaqet

               Publikuar në : 12:12 - 13/06/19 Liberale

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se Ilir Meta asnjëherë nuk është kënaqur me atë që ka.

“Fatkeqësisht dh jorastësisht ky Kuvend sot është i detyruar të merret me një akt brutal, të papërgjegjshëm dhe të patolerueshëm të Metës.

E pyes veten ccfarë kërkon më shumë Meta nga Shqipëria?

Kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere se këtij njeriu?

Pa mbushur 50 vjec e ka bërë edhe Kryeministër, edhe Kryetar Kuvendi, edhe President?

Të lajë lumin me borxhe që u ka shqiptarëve, t’u lajë socialistëve dhe mbështetësve.

Këto pyetje na çojnë tek përgjigjia.

Metës asnjëherë nuk i mjafton vendi që ka. Jo President të Republikës, po Mbret ta shpallin shqiptarët, prapë se prapë Ilir Meta nuk do të ndali së tunduari fatin e vet”, – tha Rama ndër të tjera në Kuvend./ Gazeta Liberale

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *