Aktualitet

Shkarkimi i Metës, Presidenca: Shashkë, të zbardhen krimet

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi i Metës, Presidenca: Shashkë, të zbardhen krimet

“Procesi zgjedhor i 25 prillit akoma nuk ka përfunduar”. Kjo është deklarata e sotme e presidencës, e cila përmes zëdhënësit Tedi Blushi ka vijuar të theksojë se “të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen dhe që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor”.

Sipas deklaratës, “Të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar vepra penale për cenimin e standardeve të procesit të 25 prillit duhet të përgjigjen përpara ligjit. Çdo kandidat, që ka përfituar mandat me krime zgjedhore nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit dhe asnjë “shashkë”, që synon të shpërqendrojë fokusin nuk meriton asnjë sekondë vëmendje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH