Aktualitet

Shkarkimi i Metës, Hyseni: Më 18 maj seancë dëgjimore me Presidentin

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi i Metës, Hyseni: Më 18 maj seancë dëgjimore me

Kryetrari i Komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Matës, Alket Hyseni tha se javën që vjen do të ketë një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës. Ai tha se data e caktuar është 18, por do të diskutojnë me zyrën e Presidencës për të gjetur një datë të duhur, brenda javës që vjen.

Gjithashtu Hyseni tha se këtë fundjave do të dorëzohen të gjitha raportet e kërkuara nga institucionet lidhur me objektin e hetimit, ndërsa më 20 maj do të jepen konkluzionet e raportin përfundimtar dhe do i lihen 4 ditë kohë të shkruhet në mënyrë që më 24 maj të bëhet prezantimi përfundimtar i tij në Komisionin hetimor dhe më pas t'i çohet Kuvendit.

"Më 14 maj 2021 do të bëhet miratimi i planit përfundimtar të komisionit hetimor dhe më 17 maj administrimi i raporteve të marra nga institucionet e lidhura me objektin e hetimit, deri në fund të javës do na vijën informacionit nga institucionet. Më 18 maj do të kemi seancë dëgjimore me Ilir Metën por do të flasim me zyrën e presidentit për të gjetur një datë të duhur por fleksibiliteti do të jetë i kushtëzuar vetëm brenda javës që vjen pasi afatet janë të përcaktuara. Më 20 maj do të nxjerrim konkluzionet e hetimit, për t'i dhënë kohë shkrimit të raportit përfundimtar në mënyrë që në 24 maj të jemi në prezantimin final të raporti në Komisionin hetimor dhe më pas ta dërgojmë në Kuvend", tha Hyseni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH