Aktualitet

Shkarkimi i Metës/ Hyseni: Do të bazohemi vetëm mbi Kushtetutën

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi i Metës/ Hyseni: Do të bazohemi vetëm mbi

Kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Metës, Alket Hyseni ka theksuar se në punën e tyre do të bazohen vetëm mbi ligjet dhe Kushtetutës, përtej Politikës.

“Do të bazohemi vetëm mbi detyrimin tonë Kushtetues, rregulloren e Kuvendit dhe ligjet e Komisionit të Ligjeve. Objektivi përcaktohet nga vendimi i parlamentit për ngritjen e këtij Komisioni mbi kërkesën e deputetëve. Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve, më tej Komisioni paraqiti raportin Kuvendit për hetimin nëse aktet dhe deklarata e Metës para, gjatë dhe në heshtjen zgjedhore janë në shkelje të Kushtetues, nëse ka nxitur urrejtje dhe dhune. Nuk është ndonjë kënaqësi e madhe që të ngrihet ky Komision, por në kushtet kur jemi duhet që ta marrim me kujdes dhe gjakftohtësi", u shpreh Alket Hyseni.

Ndërkohë që në mbledhjen e mbajtur Sekretare u zgjodh Klotilda Bushka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH