Aktualitet

Shkarkimi i Metës dhe zgjedhja presidentit, PD i përgjigjet Ramës

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi i Metës dhe zgjedhja presidentit, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike ka dalë me reagim zyrtar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që tha se PS do të konsultohet me PD-në për emrin e Presidentit të ri të vendit, pas shkarkimit të kreut të shtetit Ilir Meta.

Sipas PD-së, qëllimi i kryeministrit është “që të largojë vëmendjen” dhe ndaj “vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet”.

Partia Demokratike thekson se detyra e tyre ndaj shqiptarëve është “të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend”.

Deklarata e plotë

Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim.

Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet.

Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.

Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH