Aktualitet

Shkarkimi i gjyqtarit Malaj, Strazimiri tregon si “u përdor” nga Rama

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi i gjyqtarit Malaj, Strazimiri tregon si “u përdor”

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra Artur Malajn. Ai ishte një nga kandidatët kryesorë për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një nga institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi, që do të ishte përgjegjës për hetimin e veprimtarisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Në lidhje me shkarkimin e tij ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri. Sipas tij gjyqtari Malaj është përdorur nga kryeministri Rama dhe tashmë është shkarkuar nga detyra. Ai ka sjellë në vëmendje çështjen e dekretit të Presidentit Meta, i cili “u rrëzua” nga Kolegji Zgjedhor dhe ku në trupën gjykuese bënte pjesë edhe Artur Malaj.

Megjithëse këta gjyqtarë shkarkohen, vendimet e tyre skandaloze sipas Strazimirit janë ende në fuqi.

Reagimi i plotë i Gent Strazimirit

Gjyqtarë të padenjë … Vendimi i drejtë (nëse i duhet Edi Ramës)!

Gjyqtari që dha votën deçizive në vendimin gjyqësor për “fundosjen” e Dekretit të Presidentit dhe çfundosjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, sapo qenka fundosur si i padenjë, i padrejtë e si kusar i drejtësisë!

Njësoj si e gjithë trupa gjykuese që dënoi Edi Palokën për “shpifjen” se Saimir Tahiri merrej me drogë, apo si e gjithë trupa gjykuese që dënoi Arben Ristanin për “shpifjen” se Saimir Tahiri nuk mund të mos merrej me drogë pa mbështetjen dhe përfitimin e Edi Ramës.

Gjyqtarët e padenjë që kanë dhënë padrejtësi sipas porosive të Edi Ramës po fundosen 1 nga 1 si rraqe të përdorura!

Vendimet skandaloze, të paligjshme, të padenja të dhëna prej tyre janë ende në fuqi si karshillëk ndaj shoqërisë për sot dhe nesër… si Edi Rama, Saimir Tahiri, Gjushi, Damiani, Ulsiu… 30 qershori!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH