Aktualitet

Shkarkimi i Dvoranit, KED mblidhet nën drejtimin e Vitore Tushës

               Publikuar në : 20:20 - 25/06/20 liberale

Shkarkimi i Ardian Dvoranit nga KLGJ si anëtar i Gjykatë së Lartë dhe rrjedhimisht edhe si kreu i KED, ka bërë që kjo e fundit të thërrasë mbledhjen e parë që do të drejtohet nga Vitore Tusha. Duke qenë se Tusha mbante postin e nënkryetares, vendoset automatikisht kryetare në detyrë e KED deri më 31 dhjetor 2020 kur mbaron mandati i kryetari të KED. Kreu i KED ka një mandat një vjeçar dhe më 1 janar 2021 hidhet shorti për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Tusha ka lajmëruar mbajtjen e mbledhjes së radhës të KED më 30 qershor 2020 në orën 15:00 ku do të shqyrtohet rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias lidhur me “Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” për sa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe do të diskutohen çështje të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back