Aktualitet

Shkaktoi indinjatë me veprimin e tij, ndahet nga jeta 50-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Faik Perkoxha, 50-vjeç ka humbur jetën. Emri i tij u bë i njohur disa ditë më parë për shkak të një gjesti që tronditi opinionin publik.

50-vjeçari u fotografua në Sukth të Durrësit teksa tërhiqte zvarrë me makinë qenin në rrugë. Për këtë vepër penale, ai u shoqërua në polici dhe u procedua penalisht.

Por sot miqtë e tij ndanë lajmin e vdekjes së tij. Faik Perkoxha humbi jetën si pasojë e një infarkti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH