Aktualitet

“Shkak narkoza e tepërt”, 3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare, familjarët fajësojnë mjekun: Na vrau djalin

Shkruar nga Liberale
“Shkak narkoza e tepërt”, 3-vjeçari humbi jetën pas

Dëshmitë e familjarëve për mediat kanë zbuluar detaje të rënda për vdekjen e vogëlushit 3-vjeçar në Tiranë, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për rregullimin e dhëmballëve. Sipas tyre, i mituri Brian Spahiu kishte dhimbje dhe iu rekomanduan që t’i nënshtrohej ndërhyrjeve.

Familjarët bëjnë përgjegjës mjekun Roland Xhaxho, i cili i bëri narkozën fëmijës në klinikën private ‘SplentDent’ në Rrugën e Kavajës, pas së cilës ai përfundoi në koma në pediatri.

Gjyshi i 3-vjeçarit thotë se nnëse shteti nuk merr masa ndaj mjekut, do të marrin vetë.

“Nuk u përmend. Djali u bë akull u zverdh. Nuk na e hapi fare telefononin që të merrnim një informacion për të. Doktorat e çuan në intubim se  na thanë është në gjendje të rëndë. Vazhduan duke hequr narkozën. Ditën e dytë na erdhën të gjithë mjekët thirrën edhe Roland Xhaxhon. Vajza e tij është dentiste, kurse ky është mjeku që jep narkozën. Në prezencë të tyre u thash mjekëve se shkaktar për këtë gjendje të djalit është ky. Nipi im nuk kishte probleme. Ne kemi bërë denoncimin do ta ndjekim hap pas hapi. Në rast se shteti nuk jep vendimin e duhur ne jemi në gjendje të marrim vetë masat. Na ka vrarë djalin, jo që e vrau por u tregua kriminel se kërkoi të fshihte ngjarjen. Mjekët na kanë dhënë këtë informacion se shkak është narkoza e tepërt. Ky ishte veprimi që bënë të gjithë mjekët. O burra thanë të heqim narkozën e tepërt", tha gjyshi i 3-vjeçarit.

Sipas dajës së 3-vjeçarit, djali ka dalë në gjendje të rënduar pas ndërhyrjes së gjatë kirurgjikale dhe infermierët kanë qetësuar familjarët duke u thënë se është gjendja e tij është normale.

“Prej gjashtë muajsh djali shfaqte shqetësime me dhëmbët, kishte shumë dhimbje. Pyetëm kudo mjekë dhe stomatologë për t’ja trajtuar dhe na rekomanduan Roland Xhaxhon si më të mirin. Shkuam dy herë, u konsultuam dhe dentisti na siguroi që nuk do të kishim asnjë problem. Lamë takimin dhe e dërguam djalin rreth orës 10, i bënë analizat dhe më pas i bënë anestezinë dhe e vunë në gjumë. Ai ka trajtuar 14 dhëmbë atë ditë dhe fëmija nuk po dilje as në orën 12 dhe dentisti doli në orën 15:00 dhe në orën 20:10 e morëm djalin. Ngjarja ka ndodhur në datën 28.

Djalin e morëm në gjendje të rënduar, vetëm njëherë i hapi sytë, infermierët na thanë që është më se normale që të ishte në këtë gjendje për shkak të narkozës. Ne nuk marrim vesh dhe iu besuam. E sollëm djalin në shtëpi dhe na dhanë një ilaç, na thanë që mund të kishte pak temperaturë”, tha daja i vogëlushit për Report Tv.

Ndërsa gjendja e 3-vjeçarit është rënduar pasi ka mbërritur në shtëpi, familjarët e shqetësuar e kanë dërguar në spital, ku ka humbur më pas jetën pas 2 ditëve qëndrimi në reanimacion.

“Atë ditë ishte me 38 dhe e dërguam në urgjencë te Pediatria dhe në reanimacion qëndroi dy ditë. Mjekët atje bënë të pamundurën. Problemi është se ai e ka nxjerrë djalin në gjendje kome dhe ata nuk na treguan. Në spital na thanë se nëse do e kishit sjellë më herët do të kishte shpëtuar. Pra ai ka bërë një krim dhe është munduar ta mbulojë”, është shprehur më tej daja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH