Aktualitet

Shiu i dendur përmbyt Durrësin, bllokohen disa nga akset rrugore

Shkruar nga Liberale
Shiu i dendur përmbyt Durrësin, bllokohen disa nga akset rrugore

Reshjet e dendura të shiut të pasdites së sotme kanë bërë që qyteti bregdetar i Durrësit të pushtohet nga uji.

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që rrugët të mbushen me ujë duke shkaktuar vështirësi në lëvizje.

Ndër akset kryesore të bllokuara janë ato të zonës së Currilave, zona pranë stadiumit dhe rreth-rrotullimi pranë Portit të Durrësit. Situata është duke u normalizuar dhe ujërat po tërhiqen nga kolektorët e vendosur në punë për të zhbllokuar akset problematike.

Durrësi është një ndër qytetet që përballet me probleme sa herë që ka reshje shiu, për shkak të ndërtimeve të hsumta por edhe mungesës së ndërhyrjes së bashkisë.

Ndërkohë reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e paqëndrueshme të motit pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në të gjithë vendin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH