Sport

Shiten të gjitha biletat, 6 mijë dollarë për të parë debutimin e Mesit pas transferimit në SHBA

Shkruar nga Liberale
Shiten të gjitha biletat, 6 mijë dollarë për të

Lionel Mesi do të debutojë me skuadrën e tij të re, Inter Majemi, me 21 korrik.

“Pleshti” do të zbresë në fushë, në duelin kundër meksikanëve të Kruz Azul.

Ku duel do të zhvillohet në kuadër të Kupës së Ligës, një kompeticion i ri që vë përballë njëra-tjetrës skuadrat nga MLS dhe Liga MX.  Biletat e këtij takimi tashmë janë shitur dhe flitet se në treg të zi çmimet kanë shkuar në qiell: nga 1319 dollarë deri në 6000 dollarë.

Pronari i Inter Majemit, Jorge Mas, beson se transferimi i “yllit” argjentinas në Amerikë do të jetë një nxitje e madhe për MLS:

“Mesi do të jetë ambasadori dhe “magneti” më i fuqishëm në historinë e Major League Soccer. Thjesht prania e tij në këtë ligë do të tërheqë talente të të gjitha moshave dhe të gjitha niveleve. Mendoj se është një mundësi e jashtëzakonshme dhe e paprecedentë përpara nesh.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH