Aktualitet

Shiste drogë te lokalet e Tiranës, arrestohet 24-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
Shiste drogë te lokalet e Tiranës, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24 vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi shiste drogë në disa zona mjaft të frekuentuara në Tiranë, kryesisht në lokale me muzikë.

Në pranga ka rënë D. Z., 24 vjeçe e cila shiste në lokalet me muzikë në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut, doza me heroinë, ekstazi, metadon dhe lëndë narkotike në formë të lëngët, të cilat i janë sekuestruara nga policia.

Gjithashtu, kësaj shtetaseje i është sekuestruar edhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH