Aktualitet

Shifrat në Kosovë, 20 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Shkruar nga Liberale
Shifrat në Kosovë, 20 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit,

Shifra të ulta të rasteve me koronavirus në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste me COVID-19.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë kryer 2.072 testime.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256. Në total numri i rasteve aktive është 427.

MSH po ashtu njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës. Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH