Sociale

Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid

Shkruar nga Liberale
Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid

Në 24 orët e fundit janë shënuar 192 raste të reja, duke regjistruar kështu një ulje rastesh me 290 infektime krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërkohë që janë kryer 561 testime. Gjatë 24 orëshit të fundit, 563 qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 561 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 192 qytetarë, në këto bashki:

124 në Tiranë, 13 në Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Lushnje, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, 5 në Gjirokastër, 4 në Gramsh, 3 në Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tepelenë, Skrapar, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Sarandë.

Janë 5,659 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,003 që nga fillimi i epidemisë. /Liberale.al/

Poll
SHQIPENGLISH