Sport

Shifra, sa para do të fitojë Kombëtarja në rast kualifikimi në Euro 2024?

Shkruar nga Liberale
Shifra, sa para do të fitojë Kombëtarja në rast kualifikimi

Kualifikimi në finalet e Euro 2024 mund të mos ketë shumë vlerë për ekipet e vendeve të mëdha, si Italia, Anglia, Franca. Por për vendet e vogla si Shqipëria suksesi do të sillte miliona euro.

Nëse Kombëtarja do të kualifikohet në “Euro 2024”, kjo do t’i sillte Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro.

Kjo është shifra minimale dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe.

Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup, UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro.

Çdo kombëtare që do të kalojë grupet do t’i sjellë federatës përkatëse 2 milionë euro të ardhura.

Ndërkohë 3.25 milionë të tjera do të përfitohen nëse arrin në çerekfinale.

Gjysmëfinalja vlen 5 milionë euro.

Sa u përket dy ekipeve që shkojnë në finale, humbësi do të marrë 7 milionë euro, ndërkaq kombëtarja që fiton Europianin “Gjermani 2024” do të përfitojë 10 milionë euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH