Globi

Shifra false që Siçilia mos shpallej zonë e kuqe, disa të hetuar

Shkruar nga Liberale
Shifra false që Siçilia mos shpallej zonë e kuqe, disa të

Shefi i shëndetësisë në Sicili dha dorëheqjen të enjten pasi u vendos në qendër të një hetimi në lidhje me falsifikimin e shifrave të koronavirusit me qëllim evitimin e një izolimi strikt.

Sipas prokurorëve, që vunë një numër personash në arrest shtëpie dhe shefin e shëndetësisë Ruggero Razza nën hetim, autoritetet e shëndetësisë në Sicili, kanë ulur numrin e rasteve të reja të koronavirusit dhe numrin e testeve të covidit, si pjesë e një plani për të evituar që rajoni të klasifikohej si një zonë e kuqe, me rrezik të lartë infektimi dhe si pasojë të vendosej në izolim të asHpër.

Në fillim të tetorit, qeveria italiane vendosi një klasifikim me tre shkallë, një sistem me ngjyra, për të luftuar përhapjen e virusit. Rajonet janë të ndarë në tre zona: të kuqe për ato me rrezik më të lartë, portokalli dhe të verdha. Në zonat e kuqe, njerëzit mund të dalin nga shtëpia vetëm për punë, arsye shëndetësore, blerje të gjërave të domosdoshme apo emergjenca. Në zonat portokalli dhe të verdha, kufizimet janë më pak të ashpra.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH