Aktualitet

SHIFRA E DITËS: Specialistët IT marrin deri në 2.5 mijë Euro në Shqipëri, aq sa paguhen në Europë. Pse duhet t’i presim nga jashtë?

Shkruar nga Liberale

Aranit Muraçi

Shqipëria vendosi të heqë vizat për shtetasit e huaj që do të vijnë për të punuar në fushën e IT në Shqipëri. Sipas një vendimi të qeverisë, shtetasi i huaj i kualifikuar në fushën e IT mund të futet në vendin tonë me vërtetimin e një punëdhënësi dhe të qëndrojë për një vit pa të drejtë vize.

Sipas të dhënave të fundit është vënë re që rritjet e pagave në sektorin e IT ka pasur ritme shumë të larta, duke bërë që nëse një programues para 3 vitesh merrte 1 mijë euro në muaj sot merr 2500 euro bruto (por ndryshe nga vendet e Europës ka edhe diferenca të mëdha). Në Gjermani dhe Holandë specialistët IT paguhen mesatarisht 50 mijë mijë Euro në vit, ndërsa në Europë paga mesatare vjetore e tyre është vlerësuar në 35 mijë Euro.

Atëherë pse zgjidhen specialsitët IT dhe çfarë efektesh pozitive pritet të sjellë ky vendim?

Për vendin tonë problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore në sektorët kryesorë të ekonomisë si turizmi dhe bujqësia dhe shërbimet. Në fakt do të ishte mirë të punohej për t’i dhënë zgjidhje këtyre sektorëve, sikurse ky vendim nxjerr në pah defektet e sistemit arsimor dhe mungesën e një analize për të investuar aty ku edhe është nevoja apo e ardhmja e ekonomisë.

Të rinjtë shqiptarë të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë dhe nuk e gjejnë veten në tregun e punës nuk janë të paktë sot. Sikurse të shumtë janë të rinjtë e kualifikuar që largohen jashtë vendit, eksod që nuk ndalet.

Në Europë, të dhënat e Eurostat tregojnë se specialistët e IT vërtet janë ndër më të kërkuarit në treg, por mbrohet dhe shpërblehet puna, investohet edhe në kualifikimin e tyre, ndërsa vëmendje marrin paralelisht të gjithë sektorët kryesorë të zhvillimit sipas vendeve.

Në vitin 2022, pagat dhe mëditjet mesatare për orë në të gjithë ekonominë u vlerësuan të jenë 22,9 € në BE dhe 25,5 € në zonën e euros. Krahasuar me vitin 2021, ato u rritën me 4,4% në BE dhe me 4,0% në zonën e euros.

Brenda zonës së euros, pagat dhe mëditjet për orë u rritën midis të gjithë anëtarëve. Ato u rritën më së paku në Itali, Maltë dhe Finlandë (+2.3% secila) dhe më së shumti në Lituani (+13.4%), Estoni (+8.8%) dhe Kroaci (+8.7%).

Për vendet e BE-së jashtë zonës së euros, pagat dhe mëditjet për orë të shprehura në monedhën kombëtare janë rritur gjithashtu në të gjitha vendet. Më së paku u rritën në Danimarkë (+2.2%) dhe Suedi (+3.0%) dhe më së shumti në Hungari (+16.4%), Bullgari (+15.5%), Rumani (+12.3%) dhe Poloni (+11.7%).

Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, pagat dhe rrogat për orë në eurozonë u rritën me 2.9% në ekonominë (kryesisht) jo-biznes dhe me 4.4% në ekonominë e biznesit: +3.9% në industri, +4.9% në ndërtim dhe + 4.5% në shërbime. Në BE, pagat dhe mëditjet për orë u rritën me 3.2% në ekonominë (kryesisht) jo-biznes dhe me 4.9% në ekonominë e biznesit: +4.6% në industri, +5.2% në ndërtim dhe +5.0% në shërbime.

Në BE, aktivitetet ekonomike që shënuan rritjet më të larta vjetore të pagave për orë në vitin 2022 ishin – 'Miniera dhe guroret' (+9.6%), e ndjekur nga ' Aktivitete profesionale, shkencore dhe IT” (+6,4%), – “Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar” dhe – “Aktivitete financiare dhe sigurimesh” (të dyja +5,6%).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH