Aktualitet

SHIFRA E DITËS: Pensionet, sa do të rriten në tetor? Shqipëria në krahasim me 30 vende të Europës! (Ku jetojnë pensionistët më të lumtur)

Shkruar nga Liberale
SHIFRA E DITËS: Pensionet, sa do të rriten në tetor?

Aranit Muraçi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, njoftoi sot nga Kuvendit planin e qeverisë se pensionet do të rriten me 8.6% për të gjitha kategoritë, duke nisur nga 1 tetori i këtij viti. Ishte planifikuar më herët, madje edhe një bonus, që duket se do të jepet ai i zakonshmi në fund të vitit. Kjo për faktin se qeveria pretendon do të indeksojë pensionistë me një faturë që nuk do të jetë e lehtë të përballohet nga buxheti i shtetit.

Po ashtu Braçe zbuloi se dhe në Dhjetor për festat e fund-vitit të gjithë pensionistët do të marrin bonusin e përvitshëm. Kjo do të thotë sipas asaj që është llogaritur nga qeveria se, rritja e pensioneve me 8.6% është indeksim i plotë me normën e rritur të inflacionit gjatë vitit të fundit.

Me këtë rritje,  për shembull një pensionist që merrte 20 mijë lekë të reja nga indeksimi, pensionit të tij do të shtohen rreth (18 mijë lekë të vjetra).

Qasja në BE

Me zemërimin në rritje në Francë për shtytjen e qeverisë për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, dhe BE-ja përballet me një krizë të vazhdueshme të kostos së jetesës, teksa ka rekomandimet qeveritë për të inkurajuar rritjen e të ardhurave minimale për të gjithë. "Mosha e pensionit nuk mund të jetë e njëjtë për të gjithë. Duhet të merret parasysh një kriter i vështirësisë." Është ky debati që është ndezur kohët e fundit në Francë. Por kudo në Europë ekziston një debat i vazhdueshëm për pensionet, skemat, dhe reformat.

Reforma e pensioneve, e ndërmarrë nga qeveria franceze ka ndezur protesta në Francë. Komisioneri Evropian për Punë dhe të Drejta Sociale, Nicolas Schmit, tha se çdo rritje e moshës së daljes në pension duhet të shkojë paralelisht me programet për të siguruar që njerëzit në fund të karrierës së tyre të kenë mundësi reale punësimi. "Nëse doni që njerëzit të punojnë më gjatë, duhet t'i përgatitni ata të punojnë më gjatë. Kjo ka të bëjë me kushtet e punës, investimin në aftësitë e tyre, të cilat mund të evoluojnë dhe të ndryshojnë mënyrën se si punojnë. Nëse mendoni se dikush mund të punojë në të njëjtën mënyrë kur ata janë 20 si kur janë 64 vjeç, kjo nuk është një qasje realiste”. BE shpalli vitin e kaluar një objektiv për të nxjerrë 15 milionë njerëz nga varfëria deri në vitin 2030.

Pensionet në Europë

Planifikimi i daljes në pension është një pjesë jetike e jetës. Edhe ata në të 20-at duhet të mendojnë të vendosin disa para në bankë për jetën e mëvonshme. Megjithatë, shumica fillojnë të paguajnë për pensionin sapo mbushin 22 vjeç, pa e menduar fare. Kjo pasi sigurimet shoqërore janë detyrim ligjor për çdo të punësuar.

“www.almondfinancial.co.uk” ka krahasuar pensionet në vendet e Europës, për të përcaktuar se cili vend ofron pensionet më të mira, duke i analizuar ato me të dhënat aktuale të kostos së jetesës, pas rritjes së ndjeshme të çmimeve. Artikulli i referohet edhe ndryshimit të kosotos së jetesës, referuar të dhënave të Numbeo, që analizon koston mesatare të shpenzimeve të përgjithshme të jetesës si blerjet e ushqimit, çmimin e një vakti në një restorant, faturat e energjisë etj, ndërsa jep një kosto të vlerësuar të jetesës në muaj, duke përjashtuar qiranë.

Të dhënat janë llogaritur mbi bazën edhe se shumica e pensionistëve në këto vende janë pa hipotekë si dhe vlera e parasë së llogaritur është në paund dhe jo në euro. Më pas, Almond Financial renditi 30 vendet e para në një Indeks të Breakeven të Pensionit nga më miqësoret me pensionet deri tek ato më të ulëtat. Shqipëria sipas këtij vlerësimi renditet më mirë se Greqia dhe Rumania. Ndonëse vendi ynë mund të ketë një vlerë më të ulët pensioni, kostoja e jetesës si dhe kthimi nga kontributet, e bën një pensionisti në Shqipëri të jetojë më mirë se shumica e vendeve të rajonit.

Armenia renditet në fund të Indeksit të Breakeven të Pensioneve. Sistemi i pensioneve shtetërore armene paguan ekuivalentin e 67,79 £, pavarësisht kostove mesatare mujore të jetesës prej 506,81 £. E dyta e fundit në indeks është Gjeorgjia me një pagesë mesatare mujore pensioni prej 82,34 £ në muaj për pensionistët, pavarësisht kostove mesatare të jetesës që shkojnë mbi 477 £.

Lidhur me rezultatet e hulumtimit, Këshilltari Kryesor Financiar në Almond Financial, Sam Robinson, tha se “të dhënat janë një pasqyrë interesante se sa mirë mund të jetojnë njerëzit kur dalin në pension në të gjithë Evropën. Për ata që i afrohen moshës së pensionit shtetëror në Spanjë, pensioni është një perspektivë veçanërisht joshëse me një pension të shëndetshëm, kosto të ulët jetese dhe për të mos përmendur motin fantastik.”

“Ndërsa rritja e pensionit shtetëror në përputhje me inflacionin është e nevojshme dhe e mirëpritur, është e qartë se ata mbi 66 vjeç duhet të shikojnë opsione të tjera, në vend që të mbështeten vetëm te pensioni shtetëror. Planifikimi për jetën pas punës është thelbësor dhe është e rëndësishme të kërkoni këshilla nga një këshilltar pensioni nëse nuk jeni të sigurt se ku të filloni."

Spanja kryeson Indeksin Evropian të Pensioneve. Sistemi spanjoll i pensioneve paguan një maksimum prej 2,617,53 € në muaj dhe së bashku me koston e ulët të jetesës në vend, pensionistët mund të presin një pension të rehatshëm në diell me të ardhura nga pensioni në 407.40% mbi pikën e kthimit, që do të thotë se marrin më shumë sesa kontributet që mund të kenë derdhur, ose edhe se kostoja e jetesës. Pra, e thënë ndryshe, pensionistët më të lumtur të Europës jetojnë në Spanjë. Belgjika doli në vendin e dytë, me sistemin e pensioneve që paguan një maksimum prej 3,100 € në muaj për ata që kanë punuar për 45 vjet. Edhe pse jo veçanërisht e ulët, kostoja mujore e jetesës për një person beqar në Belgjikë (me përjashtim të qirasë) është 822,17 €, por falë pensionit bujar, pensionistët ende kanë gjasa të ndihen rehat. Mbretëria e Bashkuar u rendit rreth gjysmës së 30 vendeve të para, duke u pozicionuar në vendin e 16-të.

 

Vendi                    (Pensioni mujor)      (Kostoja e jetesës) (% mbi/nën pikën e kthimit)_

Spanja                            2287,24 £            561,43 £               407.40%

Belgjika                           2709,93 £            720,45 £               376.14%

Luksemburgu                  3050,57 £            847,32 £               360.03%

Bosnjë&Hercegovina      979,72 £               411,20 £               238.26%

Qipro                              1485,81 £            646,93 £               229.67%

Lihtenshtajni                   2061,02 £            1027,36 £            200.61%

Franca                             1497,73 £            751,31 £               199.35%

Danimarka                      1647,56 £            846,09 £               194.73%

Zvicra                              2,123,54 £           1276,40 £            166.37%

Norvegjia                       1579,78 £            961,62 £               164.28%

Islanda                            1524,20 £            929,55 £               163,97%

Ukrainë                            482,65 £               314,26 £               153.58%

Bullgaria                           670,66 £               457,57 £               146.57%

Holanda                           1,102,34 £           798,21 £               138.10%

Irlanda                              962,08 £               765,87 £               125.62%

Mbretëria e B.                   802,32 £               688,04 £               116.61%

Suedia                                705,63 £               709,01 £               99.52%

Moldavia                            357,54 £               392,25 £               91.15%

Finlanda                              703,45 €               732,70 £               83.78%

Bjellorusia                          337,69 £               434,20 £               77.77%

Shqipëria                           263,13 £               386,45 £               68.09%

Rumania                             283,52 £               431,30 £               65.74%

Mali i Zi                               256,32 £               437,13 £               58.64%

Kroacia                                312,68 £               541,01 £               57,80%

Greqia                                  335,65 £               600,14 £               55.93%

Rusia                                    216,07 £               581,13 £               37.18%

Lituania                                173,90 £               552,59 £               31.47%

R.Çeke                                  167,54 £              564,34 £               29,69%

Gjeorgjia                               82,34 £                 477,03 £               17.26%

Armenia                                67,79 £                 506,81 £               13.38%

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH