Aktualitet

SHIFRA E DITËS: 44.2% e të punësuarve në BE me aftësi tepër të larta. Cilat vende i kanë të punësuarit më të kualifikuar... dhe 'drama' shqiptare!

Shkruar nga Liberale

Aranit Muraçi

Punëtorët e kualifikuar dhe me aftësi të larta u përkasin ekonomive të zhvilluara, moderne, sepse nxisin inovacionin, produktivitetin dhe rritjen ekonomike. Veç faktorëve të tjerë si mjedisi, arsimi, janë edhe trajnimet, dhe investimet e vetë sipërmarrjeve ato të cilët ndikojnë në kualifikimin e punonjësve. Por për aftësitë dhe zotësitë e tyre interesohen vetëm vende të cilat e kërkojnë zhvillimin dhe pikësëpari e kuptojnë se konkurrenca është aq e ashpër saqë talentin dhe aftësitë nëse nuk marrin vëmendjen e merituar e tërheqin vende të tjera, të cilët janë të interesuara dhe investohen për një të tillë.

Tregu i punës, jo vetëm që kërkon të tërheqë më të kualifikuarit dhe më zotët, më të aftët dhe më të kualifikuarit për punë, por duhet t’i vlerësojë, motivojë si duhet ata dhe të investojë vazhdimisht për kualifikimin e mëtejshëm të tyre, ndryshe ai i treg është i destinuar të dështojë. Është i destinuar të dështojë për të qenë tërheqës për të arsimuarit, si mjekët, infermierët, inxhinierët, agronomët, specialistë të fushave të ndryshme. Në mungesë të analizës së duhur dhe mos-mbajtjes së përgjegjësive, vendet e zhvilluara perëndimore janë duke tërhequr profesionistë dhe të rinj të talentuar kryesisht nga vendet e tjera kandidate, të cilat nuk u sigurojnë dot njerëzve të kualifikuar as një vlerësim moral.

Personat e punësuar dhe me aftësi të larta përkufizohen si persona të moshës 25-64 vjeç të cilët janë të punësuar në këto profesione: menaxherë, profesionistë, teknikë dhe profesionistë të asociuar. Në vitin 2022, kishte rreth 80 milionë njerëz me aftësi të larta, të cilët ishin të punësuar në të gjithë BE-në, ose 44.2% e numrit total të njerëzve të punësuar të moshës 25-64 vjeç.

Shpërndarja e njerëzve të punësuar me aftësi të larta kualifikimi, në nivel rajonal, ndryshonte shumë nga njëri vend në një tjetër. 106 nga 241 rajone të raportuara nga Eurostat ishin të barabarta ose mbi mesataren e BE-së. Në 53 rajone, në të gjithë BE-në, të paktën gjysma e personave të punësuar konsideroheshin të kualifikuar, me përqindjet më të larta të regjistruara në rajonet e kryeqytetit ose në rajonet e tjera urbane. Në veçanti, 12 nga 14 rajonet në të gjithë BE-në me përqindjet më të larta të njerëzve të punësuar me aftësi të larta jetonin në kryeqytet.

Në vitin 2022, sipas Eurostat përqindjet më të larta të punësimit me aftësi të larta u regjistruan në Stokholm (Suedi, 73.6%), Utrecht (Holandë, 68.9%), Luksemburg (67.4%) dhe Prov. Brabant Ëallon (Belgjikë, 65.8%). Rajonet e kryeqyteteve të Belgjikës, Francës, Lituanisë, Hungarisë, Finlandës, Gjermanisë, Polonisë, Holandës, Danimarkës dhe Çekisë, të ndjekura me aksione që variojnë midis 62.6% dhe 65.6%.

Rajonet rurale, ish-vendet industriale, si dhe rajonet më të largëta dhe periferike, ishin ndër rajonet e BE-së me përqindje më të ulët të individëve, me aftësi të larta. Në vitin 2022, kishte 24 rajone në BE ku njerëzit e punësuar me aftësi të larta përbënin më pak se 29.5% të punësimit total në mesin e atyre të moshës 25-64 vjeç. Këto rajone ishin të përqendruara kryesisht në cepin juglindor të Evropës: 10 rajone në Greqi, 6 në Rumani dhe 4 në Bullgari; ai përfshinte gjithashtu 3 rajone me popullsi të rrallë në gjysmën jugore të Spanjës dhe Panonska Hrvatska në Kroaci.

Përqindjet më të ulëta të të punësuarve me aftësi të larta u regjistruan në rajonet greke Sterea Elláda (21.8%) dhe Ionia Nisia (22.3%), si dhe në rajonin rumun të Sud-Muntenia (22.8%).

Për Shqipërinë mungonin të dhënat. Të dhënat për Maqedoninë e Veriut (30.7), disa rajone të Serbisë kishin një koeficient (24.7), ndërsa Beogradi mbi mesataren e BE-së (45), dhe Mali i Zi (37.5), tregonin qartë se vendet tona fqinje kishin ndërtuar një raport gati si ne Bashkimin Europian, për sa i përket kualifikimit të punonjësve.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH