Aktualitet

Shfrytëzonin për prostitucion 17-vjeçaren duke e dhunuar e kërcënuar

Shkruar nga Liberale
Shfrytëzonin për prostitucion 17-vjeçaren duke e dhunuar e

Policia e Tiranës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, duke arrestuar një çift të rinjsh.

Në pranga kanë rënë 31-vjeçari G. M. (S), i dënuar më parë, dhe 27-vjeçarja E. M., të cilët sipas uniformave blu, kanë shfrytëzuar për prostitucion një 17-vjeçare, duke e dhunuar dhe kërcënuar për jetë atë dhe familjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Salvation”, në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

•E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur./ Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH