Aktualitet

Shfrytëzim prosticioni dhe..., OFL iu kërkon pasurinë 3 të dënuarve

Shkruar nga Liberale
Shfrytëzim prosticioni dhe..., OFL iu kërkon pasurinë 3 të

Operacioni Forca e Ligjit ka ndaluar sot në Berat e Kuçovë, ku ju kërkohet deklarimi i pasurisë tre personave të dënuar në Itali për prostitucion dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas OFL bëhet fjalë për:

L. D., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

A. D., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

O. H., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i OFL:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L. D., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

A. D., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

O. H., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH