Globi

Shfaqet një virus i ri vdekjeprurës, vret dy persona, 98 në karantinë

Shkruar nga Liberale
Shfaqet një virus i ri vdekjeprurës, vret dy persona, 98 në

Gana ka konfirmuar dy rastet e para të virusit vdekjeprurës “Marburg”, një sëmundje shumë infektive nga e njëjta familje virusesh që shkakton Ebola.

Lajmin e bën të ditur BBC. Të dy pacientët vdiqën së fundmi në spital në rajonin jugor të Ashantit.

Mostrat e tyre rezultuan pozitive, në fillim të këtij muaji dhe tani janë verifikuar nga një laborator në Senegal. Zyrtarët shëndetësorë në vendin e Afrikës Perëndimore thonë se 98 persona tani janë në karantinë si raste të dyshuara kontakti.

Nuk ka ende një trajtim për Marburg, por mjekët pohojnë se duhet pirja sa më shumë e ujit dhe trajtimi i simptomave specifike përmirëson shanset e pacientit për të mbijetuar. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH