Globi

Shfajësoi Izraelin për sulmin në spital, Biden: Departamenti im i mbrojtjes ka të dhëna

Shkruar nga Liberale
Shfajësoi Izraelin për sulmin në spital, Biden: Departamenti im i

Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi gjatë takimi të tij me kryeministrin izraelit se sulmi mbi spitalin në Gaza dukje se ishte kryer nga ekipi tjetër.

Kur u pyet gjatë të mërkurës, se pse bëri një deklaratë të tillë, Biden tha se ai citoi "të dhënat që m'u treguan nga departamenti im i mbrojtjes".

Përpara se Biden të nisej për në Izrael, sipas një zyrtari amerikan, qeveria nuk kishte nxjerrë ende një përfundim në lidhje me burimin e bombardimit në spital dhe Biden kishte udhëzuar ekipin e tij të sigurisë kombëtare që të vazhdonte vlerësimin e informacionit të ardhur.

CNN ka pyetur Shtëpinë e Bardhë nëse qeveria amerikane ka vlerësuar më tej shkakun e shpërthimit që nga largimi i presidentit.

Autoritetet në Gaza kanë thënë se Izraeli qëndron pas shpërthimit vdekjeprurës në spital, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se inteligjenca e saj tregoi një "lëshim të dështuar të raketës" nga grupi Palestinez Xhihadi Islamik./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH