Globi

Shëtiste në pistën e aeroportit, burri shtypet për vdekje nga avioni

Shkruar nga Liberale
Shëtiste në pistën e aeroportit, burri shtypet për vdekje

Një burrë në SHBA është goditur për vdeje nga një avion Boeing 737, pasi kishte dalë për të ecur në pistën e aeroportit.

Viktima ende e paidentifikuar, besohet se ishte futur pa leje në hapësirën e aeroportit, dhe vdiq pas goditjes nga avioni i linjave Southwest, në aeroportin Austin-Bergstrom në Texas të enjten.

Rrjeti CBS News raportonte se piloti e kishte pikasur burrin dhe ishte përpjekur të manovronte, por nuk arriti ta shpmangë.

Mjekët erdhën shpejt por burri u shpall i vdekur në skenën e ngjarjes. Ai nuk kishte me vete dokumente identifikimi dhe policia po heton për arsyet dhe mënyrën e hyrjes së tij, duke mos përjashtuar pistën e vetëvrasjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH