Aktualitet

“Sherri te Kadastra në Vlorë”, reagon Lame: Ja pse shkoi policia

               Publikuar në : 11:41 - 11/09/19 V Liberale

Pas lajmit për tensionëe në Vlorë, pas shkarkimit të drejtorit dhe nëndrejtorit të cilët nuk duan të lirojnë zyrat ka reaguar kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.

Ai thotë se shkarkimet e fundit në Kadastrën e Vlorës, që nga drejtori, nëndrejtori dhe shumë punonjës, nuk kanë fare lidhje me këtë situatë dhe se tensionet janë shkaktuar si pasojë e një aksioni të madh për lirimin e hapësirave nga Uji i Ftohtë deri te Tuneli, ku po prishen qindra objekte pa leje.

“Prezenca e policisë aty ka të bëjë me faktin se në Vlorë po bëhet një aksion shumë i madh për lirimin e hapësirave nga Uji i Ftohtë deri te Tuneli. Kjo është pjesa e dytë e aksionit, që përfshin prishjen e qindra objekteve pa leje në këtë zonë. Aty janë njerëz që në papërgjegjshmëri kanë hedhur paratë e tyre, natyrisht që ka pasur konflikte me punonjësit tanë dhe ata të IKMT. Drejtoresha e IKMT është në Vlorë dhe po përballet me situatën”, tha Lame për News 24. /Gazeta Liberale

(Visited 91 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *